Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi këtë të enjte se krizat financiare nuk kanë munguar.
Në një konferencë për mediat, Sejko nënvizoi se stimuli monetar rezultoi vendimtar për krizën dhe se nuk u përkthye në inflacion të lartë për krizën.
“Krizat financiare nuk kanë munguar. Konsolidimi i stabilitetin ekonomik dhe vullnetar, ka pasur nxitës, globalizimin e tregjeve të produkteve”, tha ai.
Ndër të tjera, ai shtoi se inflacioni arriti në 8%, më i larti nga viti 1998, duke shtuar ekonomia shqiptare rrezikon të jetë për një kohë të gjatë nën efekt të inflacionit të lartë.
“8% gjatë tremujorit të tretë niveli më i lartë që nga viti 1998. Ndonëse inflacioni në Shqipëri paraqitet i ulët, si në kontekstin rajonal dhe në atë europian, duke pasqyruar ecurinë e fortë dhe të qëndrueshme të kursit të këmbimit dhe çmimet e rregulluara të energjisë elektrike për familjet, baza e tij ka ardhur në rritje e zgjerim. Tashmë, pjesa më e madhe e artikujve të shportës shfaqin një normë inflacioni mbi objektivin tonë prej 3%. Po ashtu, artikujt e shportës me normë të lartë apo në rritje inflacioni nuk janë më vetëm mallra e shërbime me origjinë importi, por edhe produkte, të cilat pjesën më të madhe të vlerës së shtuar e gjenerojnë në vend”, tha Sejko.