Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi thotë se Këshilli Kombëtar mori vendimin historik statutor duke e hapur votimin në primare edhe tek simpatizantët e Partisë Demokratike.
Në një reagim, Bylykbashi thekson se ky është një nga hapat më të mëdhenj e të guximshëm, që reformon politikën. “Sot fuqizohet jo vetëm anëtari por edhe qytetari”, shkruan Bylykbashi.
“Nga një anë qëndron autokracia e Ramës që kandidatët i emëron dhe të tijtë nuk bzajnë, nga ana tjetër qëndron PD që i hapet me kurajo qytetarëve për të përmbysur Ramën dhe regjimin e tij e për të sjellë ndryshimin. Kori i gërr-mërrsave sot duhet të heshtë përpara këtij hapi guximtar demokracie”, shkruan deputeti demokrat.
REAGIMI I OERD BYLYKBASHIT
Guxim për të fituar
Më 11 dhjetor 2021, në Kuvendin madhështor të Partisë Demokratike sanksionuam për herë të parë në politikën shqiptare përzgjedhjen e kandidatëve për në parlament dhe bashki nëpërmjet votimit në primare. Me atë akt i dhamë fund autokracisë së kryetarit dhe fuqizuam demokracinë e anëtarit.
Sot Këshilli Kombëtar mori vendimin tjetër historik statutor duke e hapur votimin në primare edhe tek simpatizantët e Partisë Demokratike. Tek ata qytetarë që mbështesin Partinë demokratike me zemër dhe me votë në këto 31 vite, edhe pa patur teserën e anëtarit.
Në 31 vite, ky është një nga hapat më të mëdhenj e të guximshëm, që reformon politikën. Sot fuqizohet jo vetëm anëtari por edhe qytetari.
Nga një anë qëndron autokracia e Ramës që kandidatët i emëron dhe të tijtë nuk bzajnë, nga ana tjetër qëndron PD që i hapet me kurajo qytetarëve për të përmbysur Ramën dhe regjimin e tij e për të sjellë ndryshimin. Kori i gërr-mërrsave sot duhet të heshtë përpara këtij hapi guximtar demokracie!