HABIA/ Enkelejd Alibeaj akuzohet për korrupsion nga “diplomati dhe gazetari paraguaijan”: Të hetohet për lidhjet me…

0
739
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është vënë në qendër të sulmeve dhe akuzave nga dy personazhe në Paraguaj.

Një person që pretendon se është gazetar në Paraguaj, Pedro Escobar Medina ka publikuar një postim në rrjetin social Twitter, ku kërkon nga Ministria Publike në shtetin e tij të hetohet mbështetja që ekonomisti Carlos Fernández Valdovinos ka dhënë ndaj deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj.

Më pas një tjetër postim i tillë është bërë nga diplomati paraguajan, Blas Oddone, i cili po ashtu kërkon hetim për të njëjtën gjë ku për më tepër e quan Alibeajn si një politikan të korruptuar.

“Ministria Publike e Republikës së Paraguajit duhet të hetojë mbështetjen financiare dhe bankare të Carlos Fernández Valdovinos dhënë politikanit të korruptuar Albanes Enkelejd Alibeaj”, shkruan Oddone në postimin e bërë.

Është e paqartë se për çfarë e akuzojnë konkretisht dy paraguajanët Alibeajn. Theksojmë se dy profilet e personave të përmendur më lartë janë të paverifikuar në Twitter, dhe se me emrin Blas Oddone ekziztojnë të paktën 3 profile të njëjta, duke ngritur dyshimet se mund të jenë të rreme.

Carlos Fernández Valdovinos është një nga bankierët më të njohur në Paraguaji. Ai ka shërbyer si Guvernator i Bankës Qendrore të Paraguajit nga viti 2013 e deri në 2018.

Lajmi është publikuar në mediat shqiptare më së pari nga Rilindja Demokratike, apo të paktën ajo pjesë e gazetës së PD që kontrollohet nga Komisioni i Rithemelimit.

Zjarr Tv Ad