Habit Alfred Cako! Zbulon kush e arrestoi Ilir Metën dhe kush e ka radhën

0
853
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Konspiracionisti Alfred Cako, në rubrikën “Rrethi Katror” në E Diell në Top Channel tregoi arsyet e arrestimit të Ilir Metës në atë mënyrë demonstrative.

“Në shkrimet e mia të atëhershme thoja që është një luftë e madhe midis politikës ndërkombëtare dhe shërbimeve të tyre sekrete që ata të kapin politikën dhe ekonominë shqiptare si një nga elementet e luftës hibride ku popujt e mëdhenj dhe elita botërore përpiqen të kontrollojnë identitetet e ndryshme politike për të ndikuar për gjeopolitikën e një vendi.

Shumë e nënvlerësonin dhe më quanin të çmendur. Ditën që Meta festoi ditëlindjen e tij me pompozitet dhe kur populli krijoi neveri të madhe për Metën, e kam krahasuar me një ministër grek, për teprim të zullumit të tij.

Të dy e kanë krijuar karrierën njësoj dhe kanë ngjashmëri shumë të mëdha, dhe kur në krizën greke ky ministër u nda nga gruaja dhe bleu selitë në vend shumë të shtrenjtë, dhe më pas u burgos si model i tejskajshëm korrupsioni.

Tani Metës i ka mbetur vetëm një gjë që të jenë njësoj fare, të futej në burg, dhe kam shkruar në atë kohë që Meta nuk e ka të gjatë, dhe ai ka insistuar që të fshihet ky shkrim. Kush e arrestoi Metën? Nuk e kuptojnë që formulën “kap ça të kapësh” që kanë pasur Berisha dhe Meta, do kthehet në “kapi të gjitha” nga ndërkombëtarët. Meta nuk është arrestuar nga policia, Meta është arrestuar me teknologjinë dhe me ndihmën e shërbimeve sekrete. Si te filmi Narcos.

Pse u arrestua Meta në mënyrë publike? Se Elita botërore që ka 300 vjet që i bën këto zullume në botë, kush nuk i bindet Elitës, kështë përfundon, shihe Gadafin, fëmijët e Sadam Hyseinit, familja Romanov në Rusi, e bëjnë për të treguar terror, e për të frikësuar njerëzit e pushtetshëm që Elita botërore nuk i frikësohet askujt,” tha Cako.

Zjarr Tv Ad