Habit Fatbardh Kadilli: Fitoren e kam të arritur, Lulzim Basha duhet që të…

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli, në një deklaratë për mediat, i ka bërë thirrje kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha që të miratojë formalisht kërkesat për kandidim, të miratojë aktivitetet, çdo kandidati t’i jepet lista e plotë anëtarësisë.

Gjithashtu, ai i ka kërkuar Bashës një përballje publike në media. Duke bërë krahasimin me kërkesën që vetë Basha i kishte bërë Kryeministrit Edi Rama për një përballje publike, Kadilli kërkoi që ta bënte me ta.

Deklarata e Kadillit:

“Për gjendjen ku ndodhet PD si forcë kryesore e opozitës, duke patur parasysh tronditjen e thellë të humbjes së zgjedhjeve, duke ndjerë syrin e publikut se si partia më e madhe, duke qenë i bindur për peshën e madhe që ka zgjedhja e kryetarit të PD-së. I kërkoj kryesisë së PD-së që të miratojë edhe formalisht kërkesat për kandidimin.Të miratojë aktivitete dhe modulet për zgjedhjet që të komunikojë të partinë. Të ngrijë e gjithë administrata.

Çdo kandidati ti jepet lista e plotë e anëtarësisë pa ndërhyrje. Të organizohet një përballje publike në Shkodër, Vlorë e Tiranë mes tre kandidatëve. U bëj thirrje që të gjithë demokratëve që ta shikojnë si garë për të ngritur edhe njëherë Partinë Demokratike. Atë që ia kërkoi Edi Ramës, i kërkoj Lulzim Bashës një debat publik. Fitoren e parë e kam arritur, pasi u bë e mundur që të bëhet një garë në këtë parti”, është shprehur Kadilli.

 

Zjarr Tv Ad