Habit Frederik Ndoci: Maskat e blera nga Kina në Amerikë ishin të lyera…

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtari i famshëm shqiptar, Frederik Ndoci në një lidhje me skype në emisionin “Shqipëria Live”, ka treguar eksperiencën e tij në Amerikë, në lidhje me Corona*virusin.

Ai i ka çuditur të gjithë me deklaratën se njerëzit, po humbin jetën duke mbajtur maskën dhe se maskat e blera në SHBA nga Kina, ishin të lyera me Corona*virus dhe prandaj u hap.

“Kur zbrita në aeroport, një rresht policësh më drejtuan një termometër, ata shikonin nga larg nëse kisha temperaturë apo jo. Kam jetuar në një shtëpi me një rob timin, jetoja në 200 m katrorë, ku disa punëtorë punonin me maska, i sajdisja e qerasja dhe ata u sëmurën me Corona*virus dhe dy prej tyre humbën jetën. Ai kushëriri im ma bënte, a je në rregull? Por unë nuk u preka edhe pse rrija pa maskë. E ka ajo maska që mbanin 24 orë, pasi ul imunitetin e trupit. Kina tërhoqi nga Amerika të gjitha maskat, ato kanë qenë të lyera me Corona*virus, ata i blenë me dyfish çmimi”, tha Ndoci.

Kujtojmë se në lidhje me pandeminë që ka prekur gati të gjithë botën, ka shumë teori konspirative që qarkullojnë, ndërsa akoma nuk ka një informacion konkret që tregon, se prej nga ka ardhur apo kush e ka krijuar.

Zjarr Tv Ad