Habit gazetarja amerikane: Alex, sa herë viziton Tiranën, fle te vila e Enver Hoxhës

0
180
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja amerikane Paula Froelich, në një artikull të botuar dje, flet për “obsesionin” e Jared Kushner dhe Alex Soros me Shqipërinë.

Froelich shkruan për planet e Kushner për një mega-resort turistik në ishullin e Sazanit, por edhe për lidhjet e forta të Alex Soros me politikanët më të lartë në vend, dhe organizatat e babait të tij – George Soros – “Shoqëria e Hapur”.

Por gjatë shkrimit, ajo ka zbuluar dhe një “fakt” të padëgjuar për Alex Soros. Sipas saj, djali i miliarderit amerikan në vizitat e tij të shpeshta në Tiranë, nuk pranon të qëndrojë në hotel, por qëndron në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha.

“Është çmenduri, më tha një burim. Për shqiptarët, kjo është si të shkosh në Gjermani dhe të qëndrosh në folenë e shqiponjës së Hitlerit”, shkruan gazetarja amerikane.

Megjithatë, një përfaqësues i Alex Soros, Michael Vachon, thotë se nuk beson që ai të ketë qëndruar te vila e Enver Hoxhës, dhe se është diçka që ai nuk mund ta konfirmojë./tpz

Zjarr Tv Ad