Gentian Zenelaj është një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar. Prej vitesh ai është pjesë e ekranit, mirëpo deri më tani nuk kishte bërë deklarata si kjo e sotmja. Ai ka thënë se për të gjithë filmat që ka luajtur është penduar, për shkak të mungesës së investimit për aktorin në Shqipëri.
“Genti është në televizion çdo ditë të vitit, pastaj është edhe në teatër. Nuk i kuptoj dot kolegët e mi që kanë hequr dorë nga teatri dhe pse ka shumë vështirësi. Sepse teatri është një profesion që më shumë jep se merr, si për shembull alpinistët që duhet të blejnë litarët.
Unë nuk e kam shumë qejf filmin, nëse do të më jepej në tavolinë mes filmit dhe teatrit do zgjidhja teatër. Për të gjitha filmat janë penduar si ai tatuazhi që i bën. Nuk punohet me aktorit, ti ke një skenë me Kelin, do ta xhirosh po nuk takohesh, thjesht e xhiron në këtë datë dhe kaq”, u shpreh ai.