Gazetari Çim Peka tha se dy janë hamendësimet se pse Edi Rama nuk e bëri ministër Damian Gjiknurin, nga frika e një hetimi nga SPAK, ose ka informacione ose frikë se për çështje kur ka drejtuar Ministrinë e Energjetikës, mund të jenë pjesë e gjykimit.
Por Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri u shpreh në Çim Peka Live në Syri Tv se ai nuk ka dashur vetë të ishte më ministër në mandatin e tretë të PS. Sa i takon lënies jashtë kabinetit sërish të Taulant Ballës, Gjiknuri tha se kjo nuk është arsye për t’u mërzitur. Ai shtoi se lider nuk të bën posti apo funksioni në qeveri.
Damian Gjiknuri: “Hera e parë që më bëhet kjo pyetje direkt, unë nuk kam patur ndonjë dëshirë që të isha në qeveri. Pse? Sepse kam qenë ministër për 5 vite e gjysmë, kam bërë udhëtimin tim politik në ministri të rëndësishme dhe kam drejtuar reforma të rëndësishme. Këto janë dy vendime që i merr i zoti i punës ose vota. Nuk kisha ndonjë dëshirë. Më pëlqente një sfidë tjetër. Unë kam patur babain deputet, 1997-2001. Sali Berisha e njeh se kanë qenë një brez. Nga brezi i pedagogëve të fakultetit të shkencave. Gjithë këto vite kontribut në PS, njeriu do të kontribuojë edhe në pozicione politike, pavarësisht nga ngarkesa që ka ky pozicion, pra të merresh me partinë. Partia do kontakte me njerëz, janë organizata vullentare. E ndaj nga kjo pikëpamje, nuk jam i pezmatuar. Më është besuar një detyrë e re që e kam marrë me kënaqësi”, u shpreh Gjiknuri.
Çim Peka: Po zoti Balla ju duket i pezmatuar?
Damian Gjiknuri: Nuk ka arsye. Duhet të pyesni zotin Balla, por personalisht mendoj se nuk ka arsye. Ka karrierë në politikë. Ka më shumë vite se unë në plitikë. S’ka pse të mërzitet për pozicionime të caktuara në momente të caktuara.
Çim Peka: Pse Balla nuk arriti të bëhej ministër?
Damian Gjiknuri: Duhet të pyesni kryeministrin. I zoti është ai që edhe kur nuk është ministër mbijeton në politikë. Nuk të bën posti, mund të të japin një post, por nuk di ta përdorësh dhe nuk bëhesh dot lider.