Habit ish-konkurretja e Për’puthen: E ‘adhuroj’ Putin, është politikani më i zgjuar që kjo botë ka parë

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Sindi Loci ka zhvilluar bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram. Por ajo që bëri habi është se në një situatë ku ndodhet sot bota, Sindi presidentin Vladimir Putin e quan si politikanin më të zgjuar.

“Ke shpirtin e Putinit. Atë përshtypje më lë”, i shkruan një ndjekësi.

“Nuk e di se në çfarë aspekti po i referohesh por megjithatë edhe pse jam shumë kundra çfarë Putin ka bërë me Ukrainën, dua ta pranoj që kam një “adhurim” të veçantë për një person si Putin. Mendoj se është politikani më i zgjuar që kjo botë ka parë”, përgjigjet Sindi.

Ndërsa më pas ka sqaruar se ajo nuk e përkrah presidentin rus në luftën që po bën në Ukrainë, por thjesht ka një adhurim për zgjuarsinë e tij si politikan.

“Ju lutem mos keqinterpretoni fjalët që unë them. Une nuk e përkrah Putinin për asgjë që ai po bën me Ukrainën apo çdolloj krimi që ka marrë pjesë.. Unë them kam një adhurim për zgjuarsinë që ai ka sepse sipas opinionit tim ai është treguar shumë i zgjuar në situata të ndryshme që do më duhej 3 story ti thoja se e kam ndjekur goxha (jam e apasionuar mbas politikës). Dikush më shkruajti po ti përkrah Kosovën si thua Putini i zgjuar. Ku ishte Ukraina ku Kosova u sulmua?!!! Përkrahu Serbinë dhe Rusinë me trupa kundër Shqiptarëve të Kosovës… Akoma si njeh pavarsinë e Kosovës kështu që mos të hyjm në tema të thella se dalim nga kodra në breg me muhabet”, shkruan ajo.

Zjarr Tv Ad