Habit Olsi Jazexhi: Ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë është e mirë, do instalojnë demokracinë!

0
303
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari shqiptar Olsi Jazexhi habit me deklaratën e tij për pushtimin rus të Ukrainës, duke thënë se është diçka e mirë. Në emisionnin “Të Paekspozuarit”, Jazexhi ka ndërhyrë me një lidhje direkte duke shprehur mendimin e tij krejt të kundërt me panelistë e tjerë.

Disa pjesë nga biseda në studio:

Olsi Jazexhi: Rusisë po i mbylle tubacionin e gazit e shkatërron ekonomikisht. Amerikanët sillen në Kiev, sikur sillen me ju në Shqipëri, që kanë instaluar regjimin e Edi Ramës, që është i korruptuar dhe ambasadorja aty bën çfarë të dojë.

Popullata e Ukrainës është 70% e krishterë ortodokse dhe në çdo tre ukrainas, njëri është rus, ata kanë sjellë president një çifut.

Rusia sic thotë edhe Vladimir Putin, po bën atë që bëri NATO në Jugosllavi. Është teori e të drejtës për tu mbrojtur, që e zhvilluan Amerikanët. Amerikanët kanë djegur të gjithë Lindjen e Mesme. Ndërhyrja e rusëve nuk është ndonjë gjë aq tragjike.

Amerikanët kanë bërë krime monstruoze në Lindjen e Mesme por nuk jan denoncuar siç po denoncohet Rusia.

Ylli Rakipi: Ju e dënoni këtë agresion të Rusisë, ku po vriten njerëz dhe po shpërngulen?

Olsi Jazexhi: Për mua ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë është diçka e mirë, pasi më në fund rusët po i tregojnë amerikanëve që ata nuk sillen dot me botën, nuk përmbysin dot regjime si në Irak dhe Libi. Rusët kanë interesa gjeostrategjike dhe kombëtare në Ukrainë.

Zjarr Tv Ad