Habit profesori Spahiu: Idenë e Ballkanit të Hapur e kam thënë unë i pari në vitin 2008, Vuçiç ma vodhi por ja pse nuk e hedh në gjyq

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Profesori i Shkencave Politike në Kosovë, Nexhmedin Spahiu ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se idenë e Ballkanit të Hapur e ka dhënë ai për herë të parë në një intervistë në vitin 2008, ku në studio madje ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Mirëpo, profesori sqaroi se ideja e tij ka qenë ndryshe nga ideja e sotme. Ai kishte propozuar atëherë që të kishte një bashkim mes Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe të gjitha këto shtete të fuqizoheshin përballë Serbisë. Sipas Spahiut, nëse kjo do të ishte bërë, atëherë ekonomia e këtyre 4 vendeve do të ishte më e fortë se ajo e Sebisë, që sipas tij sot është shumë më lart se të katër këto vende.

Ndër të tjera, Spahiu e ka quajtur Ballkanin një popull të prapambetur dhe shtoi se ne nuk merremi vesh me serbët pasi ata janë më të fuqishëm se ne.

“Mendoj se është e qartë ajo që tha. Cila ka qenë ideja e Ballkanit të Hapur kur është përmendur për herë të parë? Unë e kam dhënë këtë mendim në vitin 2008 për Ballkanin e Hapur në një intervistë së bashku me Albin Kurtin. Por ideja ka qenë ndryshe. Të gjitha 5 vendet të bëjnë bashkimin e forcave. Por pa Serbinë. Të gjitha vendet e Ballkanit po t’i bësh bashkë nuk e përballojnë dot ekonominë e Serbisë. Kanë kaluar 13 vite, nëse do të kishim një mini-Schengen do ta kalonin ekonominë e Serbisë. Kjo është e keqja. Nuk ke arritur të bësh marrëdhënie me vëllezër të gjuhës dhe gjakut dhe kërkon të kuptohesh me të tjerët. Shqipëtarët janë bërë komb 100 vite më parë. Ne me serbët jemi njësoj primitivë. Ballkani është pjesa më primitive e Europës. Pjesa më pak e zhvilluar. Është e ditur botërisht. Ne nuk mund të kuptohemi me ta, sepse ata janë më të fuqishëm se ne dhe janë një hap më para dhe prandaj i kanë bërë shqiptarëve këto të zezat. Sikur ta bënim këtë Mini-schengenin në vitin 2008, këto vende do ta sfidonin Serbinë. Ndodhi krejt e kundërta e asaj idesë që pata thënë. Serbia tashmë është shumë më e fuqishme se të gjitha vendet”, deklaroi ai.

I pyetur nëse do ta hedhi në gjyq Aleksandër Vuçiç se i ka vjedhur idenë e Ballkanit të Hapur, profesori tha se jo, pasi idetë janë për t’u marrë.

“Jo nuk është për ta hedhur në gjyq. Idetë janë për t’u dhënë. Kjo nuk është bërë mes këtyre 4 vendeve. Ajo që kam thënë atëherë nuk është bërë as mes Shqipërisë dhe Kosovës. Edi Rama ka marrëdhënie më të mira me Vuçiçin sot”, theksoi ai.

Një ndërhyrje bëri dhe Gert Bogdani, i cili rikujtoi se në fakt ideja më parë ka qenë e Titos në vitin 1948.

Ideja është e Titos që në vitin 1948. Tregu shqiptar u boshatis. Efektet u ndien direkt në tregun shqiptar. Në radhë të parë duhet të hapësh kufijtë me vëllezrit e tu. Duhet të forcosh veten njëherë. Ekonominë kosovare, shqiptare.  Kjo çështje ka dy aspekte. Çështja e sigurisë. T’i i lë derën e shtëpisë hapur dhe se di kush të vjen. E dyta ekonomia, sepse Serbia të mbyt tregun. Kush erdhi i pari për të na ndihmuar në tërmet? Kosova apo Serbia? Nga Kosova sepse jemi një gjak një komb“, tha Bogdani.

Zjarr Tv Ad