Hahn: Orban duhet të japë sqarime për Gruevskin

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioneri europian për Fqinjësi dhe Zgjerim u shpreh përmes rrjetit social “Twitter” se, “nëse konfirmohet, unë pres shpjegime nga Viktor Orban”.

Një ditë më parë, ish-kryeministri Gruevski shkruante në faqen e tij të Facebookut: “Republika e Hungarisë, si vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës sime të parashtruar më parë për status politik, për shkak të ndjekjes politike në Maqedoni. Unë nuk i largohem drejtësisë, por duke shfrytëzuar metoda të tjera demokratike ndërkombëtare, do të vazhdoj të kërkoj drejtësinë për mua dhe të gjithë viktimat e tjerë të ndjekjes politike në Maqedoni”.

Qeveria e Shkupit reagoi menjëherë, duke hedhur poshtë pretendimet e Gruevskit për rrezikimin e sigurisë së tij dhe për proces të padrejtë gjyqësor ndaj tij, si dhe kërkoi ekstradimin sa më të shpejtë të tij. “Republika e Maqedonisë kërkon që personi Nikola Gruevski të ekstradohet, e duke marrë parasysh seriozitetin e veprave penale, kërkojmë që ai të ndalohet dhe të mbahet në paraburgim, për faktin se kundër tij ka edhe një fletarresti ndërkombëtar”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Drejtësisë.

Sidoqoftë, edhe nëse Gruevski merr azil, ai ka të drejtë të lëvizë lirisht vetëm në territorin hungarez. Nëse del nga vendi, urdhri ndërkombëtar i arrestit aktivizohet dhe ai do të arrestohet.

Zjarr Tv Ad