Hahn shpreson të ketë vendim para verës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se pret që BE-ja të vendosë para verës nëse do t’i hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Hahn tha se raporti i Komisionit Europian del për dy javë dhe patjetër që do të ketë një rekomandim pozitiv.

Ai thekson se Maqedonisë së Veriu i duhet njohur përparimi në raport me përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë dhe Shqipërisë po ashtu reforma në gjyqësor.

Hahn: Ka disa diskutime, por unë jam i përqëndruar për të siguruar një vendim para verës sepse ky ishte gjithmonë qëllimi ynë. Ne do ta paraqesim raportin tonë vjetor për dy javë, ku me siguri do të japim një rekomandim pozitiv për të dyja vendet. Natyrisht, ka gjithmonë disa punë që duhet të bëhen. Por unë mendoj, sidomos kur është fjala për Maqedoninë  e Veriut, se duhet të pranojmë përparimin e madh që ky vend ka bërë në tejkalimin e konflikteve dypalëshe që është parakusht për anëtarësimin e ardhshëm në BE. Gjithashtu, reforma e gjyqësorit në Shqipëri është diçka që duhet të shpërblehet. Pra në këtë drejtim mendoj se kjo vlerësohet në mënyrë pozitive nga shtetet tona anëtare.

Por Hahn shtoi se nevojitet patjetër pëlqimi i shteteve anëtare.

Hahn: Po përpiqem të bëj çmos për të arritur këtë qëllim. Së pari kemi nevojë për dritën e gjelbër për të filluar përgatitjen përfundimtare të negociatave dhe pastaj është përsëri një procedurë me bazë meritore. Dhe sigurisht që na nevojitet pëlqimi i të gjitha shteteve tona anëtare. Por unë po bëj çmos për ta arritur këtë.

I pyetur mbi kërkesën e Holandës për të pezulluar vizat për Shqipërinë, komisioneri Hahn tha se nuk ka asnjë indikacion se ka nisma nga shtete anëtare për të pezulluar liberalizimin e vizave.

Hahn: Ekzistojnë këto kontrolle të rregullta për numrin e atyre që ne i quajmë azilkërkues të pafinancuar. Unë mendoj se këto shifra në krahasim me numrin e përgjithshëm të njerëzve që udhëtojnë në këtë vend janë shumë të vogla. Sidoqoftë është diçka që kam diskutuar vazhdimisht me partnerët e mi në Shqipëri por edhe në disa vende të tjera. Kjo duhet të trajtohet terësisht nga autoritetet shqiptare, që do të thotë se ato duhet të komunikojnë. Ata duhet të informojnë popullin se të gjitha këto nisma janë pa ndonjë mundësi për tu konfirmuar pozitivisht në këto vende. Por nuk kam asnjë indikacion se ka nisma nga shtete anëtare për të pezulluar liberalizimin e vizave, për shembull  me Shqipërinë.

 

Zjarr Tv Ad