Hahn: Shqipëria e Maqedonia e Veriut shembull pozitiv

0
3

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn thotë se BE është e angazhuar në rajon dhe ka mbështetur të ardhmen e saj si pjesë e integrale e BE.

“Është në interesin tonë të angazhohemi me rajonin, pasi kjo do ta bëjë Unionin më të fortë. Vitin e kaluar ishte thelbësor, sepse u morën vendime historike mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Strategjia e Ballkanit Perëndimor u miratua nga Komisioni Evropian. Strategjia ripohon një perspektivë të qartë evropiane të rajonit “, shpjegon Hahn në artikullin e tij për revistën Parlamenti.

Ai nënvizon se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë një shembull i mirë i “si angazhimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor po ndihmon rajonin të ndërtojë një të ardhme më të mirë”.