Hajdari bie dakord me PD-në, i bën thirrje Gjiknurit për t’u takuar:”Le të bëhemi bashkë,të përfaqësojmë këtë popull”

0
1

Deputetja Rudina Hajdari përmes një emaili fton anëtarët e Këshillit Politik që të takohen gjatë ditës së nesërme. Duke iu referuar draftit të PD-së për amendimet në Kodin Zgjedhor, Hajdari thotë se ato shkojnë përkrah me propozimet e opozitës, që qytetarët të zgjedhin deputetët  e ardhshëm.

Email-i i Hajdarit:

Me kënaqësi konstatova se Partia Demokratike ka dorëzuar pranë Këshillit Politik një draft propozim për amendamentet e Kodit Zgjedhor, propozim ky i cili shkon përkrah atij të opozitës parlamentare e që synon hapjen reale të listave 100% duke ia mundësuar qytetarit e jo më kryetarit përzgjedhjen e deputetëve në Parlamentin e ardhshëm.

Duke qenë se tashmë të gjitha palët i kanë depozituar propozimet e tyre lidhur me këtë çështje, propozoj të takohemi nesër në orën 12:00 për të diskutuar dhe mundësisht dakordësuar rreth kësaj çështjeje.

Sytë e shqiptarëve janë nga përfaqësuesit e tyre politikë dhe ata sot kërkojnë një reformë zgjedhore e cila pikë së pari të rikthejë sovranitetin te populli nëpërmjet mekanizmit të hapjes së listave.

Le të bëhemi bashkë dhe ta përfaqësojmë këtë vullnet qytetar, duke e miratuar me konsensus hapjen reale të listave për zgjedhjet e ardhshme. Duke uruar në një përgjigje pozitive, Me respekt, Rudina Hajdari