Hajdari largohet nga mbledhja e Këshillit Politik

0
9

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari ka braktisur mbledhjen e Këshillit Politik pa dhënë shpjegime por duke shpërndarë një status në FB. ”Nuk ia vlente të qëndroja më” teksa në FB ka shpërndarë tre pikat e Yuri Kim, dhe i ka bërë thirrje liderëve politikë që të mbajnë fjalën pas votimit të nesërm të ndryshimeve kushtetuese dhe të hapin listat 100%. Nuk dihet se pse ka ardhur kjo braktisje dhe ky reagim nga Rudina Hajdari por mbledhja e Këshillit Politik vijon teksa PD tashmë ka propozuar amendamentin për hapjen e listave 100%.

STATUSI NGA RUDINA HAJDARI

Shumë dakord me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara e cila meriton falenderime për rolin e rëndësishëm që ka luajtur në këtë proçes.

Mbas votimit të nesërm të ndryshimeve Kushtetuese, liderët duhet të mbajnë fjalën për hapjen e listave 100% dhe përfundimin e një reforme zgjedhore e cila garanton barazinë e garës, votën e lirë dhe leximin e drejtë të vullnetit të qytetarëve.
Personalisht do të vazhdoj të angazhohem fort për këto parime të cilat do të sjellin ndryshimin!