Hajdari në fshatin Kukur të Gramshit, banori: Zotohemi se do e mbështesim fuqishëm Rudinën

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidatja për deputete e Nismës Thurrje në Elbasan, Rudina Hajdari ka vijuar edhe sot turin në fshatrat e kësaj zone.

Hajdari ëhstë ndalur sot në fshatin Kukur të Gramshit, ku ka denoncuar mungesën e rrugës dhe të ujit të pijshëm

“Rrugët janë jashtëzakonisht shumë keq, peizashi është i shumë i bukur, tokat janë këtu, malet janë këtu, por po ta shohësh rruga është inekzistente. Kësaj zone i mungon rruga dhe uji”, është shprehur Hajdari.

Ajo ka marrë mbështetjen një prej banorëve të zonës, i cili është zotuar se në 25 prill ky fshat do të mbështesë Hajdarin.

“Ne zotohemi që do të mbështesim Rudinën fuqishëm”, është shprehur banori.

Zjarr Tv Ad