Hajdari: Opozita e bashkuar është streha e gjithë shqiptarëve

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mijëra qytetarë dolën në shesh pasditen e së shtunës në protestën mbarëkombëtare kundër qeverisë.

Keq qeverisja, varfëria dhe shpopullimi, bënë që qytetarë nga i gjithë vendi t’i përgjgjeshin thirrjes së frontit opoztitar, e të shprehin revoltën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”’.

E ftuar në Syri Tv, ishte Rudina Hajdari, ish Deputete e Partisë Demokratike. Hajdari u shpreh se protesta e 12 Nëntorit ishte madhështore duke lënë kështu pas edhe protestën e 7 Korrikut, një tjetër protestë historike:

“Nuk kisha asnjë dyshim se do tejkalonte 7 korrikun edhe ose dhe 7 korriku ishte një protestë madhështore por duke qenë njeri që rri ne terren, dhe kemi shëtitur çdo lagje dhe çdo banesë pothuajse dhe kemi parë që reagimi ka qenë i jashtëzakonshëm. Pjesëmarrja ishte madhështore dhe historike.”

Hjadari ndër të tjera theksoi se opozita nuk është vetëm streha e demokratëve por e gjithë qytetarëve shqiptarë.

“Opoziata e ribashkuar është streha më e mir e qytetarëve shqiptar. Duhet të bashkohen të gjithë bashkë. Edhe në fjalimin tim ky ishte mesazhi kryesor që nuk ishte protestë vetëm e Partisë Demokratike por e qytetarëve shqiptarë, për të jetuar në Shqipëri”, tha Hajdari.

Zjarr Tv Ad