Hajdari sulmon Ramën: Shqiptarët ikin se nuk kanë ushqim

0
9

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka diskutuar gjatë me kryeministrin Edi Rama nga Kuvendi i Shqipërisë, për fenomenin e largimit të shqiptarëve drejt vendeve të tjera.

Ajo tha se të rinjtë dhe të rejat largohen nga vendi pasi nuk kanë as nevojat me minimale, teksa u përpoq të bindte kryeministrin se nuk qëndron fakti kur ky i fundit krahason lëvizjen e shqiptarëve me ato të rumunëve apo sllovenëve.

Sipas saj, të shumtë janë shqiptarët që paketohen nëpër kamionë duke vënë në rrezik edhe jetën pasi në vendin e tyre nuk iu garantohen as nevojat më bazike.

“Këto krahasimet janë bërë si në ato filmat: ndodh edhe atje, por ndodh edhe këtu. Shqiptarët ikin në mënyrë masive për ushqimin që nuk e kanë. Bëjnë edhe sakrificën e tyre, paketohen nëpër kamionë duke vënë në rrezik edhe jetën. Për mua kjo është shqetësuese. Vizitorët do të vijnë, sepse Shqipëria është një vend i bekuar dhe nuk vijnë për shkak të qeverisjes suaj. Duhet vërtetë të mendojmë realisht, që ta luftojmë këtë imazh dhje pse quhemi delja e zezë e Europës. Ju duhet të jëni të kënaqur kur t’iu garantohet hapja e negociatave, por këto të tjerat si rekomandimet janë thjesht procedura”, tha Hajdari.