Hajdari: Vetëm Kushtetuesja mund gjykojë dekretin e Metës, muajin tjetër kemi zgjedhje

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja, Rudina Hajdari, thotë se organi i vetëm që mund të konstatojë shkeljen e Presidentit me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve është Gjykata Kushtetuese.

Hajdari: Rezoluta nuk ka vlerë juridike, ngre presionin dhe shantazhon Presidentin. Gjykimin e bën vetëm Gjykata Kushtetuese. Mocioni i shkarkimit për presidentin vjen me 34 deputetë. Fakti që ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese është fatkeqësi e madhe. Prandaj shqiptarët po shohin një lojë të shpifur. Gjykata është organi i vetëm që konstaton këtë lloj shkelje.

Megjithatë ajo ngre tre pyetje ndaj Presidentit.

Hajdari: -Pse mendon se ky akt zgjidh krizën? Nësë palët nuk dakordësohen për një datë të re zgjedhjesh mos e futim vendin më shumë në krizë?

-Nëse gruaja juaj është palë e opozitës dhe kjo palë është bërë pjesë e këtij konflikt, nuk është ky konflikt i pastër personal?Ai duhet të ulet me të gjitha palët.

Hajdari tha se në rastin më të mirë zgjedhjet mund të shtyhen vetëm një muaj.

Hajdari: Muajin tjetër do të kemi zgjedhje.Por a ja vlejti që opozita të digjte mandatet, a ja vlejti barra qiranë? Absolutisht jo. E gjitha bëhet që këta të tre të ulen dhe të zgjasin pushtetin e tyre.

Zjarr Tv Ad