Tuesday, November 24, 2020
Ballina Aktualitet Hajdari:”Ka një marrëveshje të fshehtë! Nuk duhet të heshtim, vijoj të jem...

Hajdari:”Ka një marrëveshje të fshehtë! Nuk duhet të heshtim, vijoj të jem për lista të hapura 100%”

0
4

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari  ka folur pas ftesës së saj sot për mbledhje të Këshillit Politik pas dekretit të Metës për kthim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Hajdari thotë se ka ende kohë për reflektim dhe konsensus pasi siç thotë ajo me këto ndryshime në Kodin Zgjedhor listat mbeten të mbyllura 100%.
Nga ana tjetër ajo thotë se duhet penguar mazhoranca që të vijojë me metodën e saj duke rrëzuar edhe të enjten dekretin e Metës, por nga ana tjetër dyshon tek heshtja e opozitës jashtëparlamentare.

Sipas saj kjo tregon se ka një marrëveshje të fshehtë për këto ndryshime teksa për veten e saj thotë se ende vijon t’i qëndrojë bindjes për lista të hapura 100%.

”Të gjitha palët ranë dakord që listat e hapura mund të bënin ndryshim për qytetarët që ata të ishin të vendosnin listën fituese në parlament. Kjo vërtet do ishte shans historik, dhe në atë kohë ë kam quajtur historik.
Nga ajo kohë e deri tani, koha ka kaluar, mazhoranca ka tentuar që në mënyrë të njëanshme të mbajë listat e mbyllura. Teksa ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk ia japin shansin qytetarëve listat e hapura 100%.

Ndryshimi është tek vota parapëlqyese, dhe ky është ndryshimi por sbën diferencë.
Ndaj mendoj që me thirrjen e Këshillit Politik mund të reflektojmë, të ulemi dhe që të gjejmë konsensus. Mazhoranca ishte për lista të hapura, minimumi 70%, kurse sot janë të mbyllura 100%. Nuk mbajtën premtimin,
Fakti që e kaluan në parlament pa konsensus tregon që kodi zgjedhor u miratua në mënyrë të njëanshme. Ka thyer frymën, më vjen çudi që shikoj një opozitë jashtëparlamentare të heshur. Në momentin që Presidenti e kthen në Parlament, s’kam parë reagim madhor. Ky duhet të ishte momenti, nuk duhet të jemi të heshur. Më 29 nëntor është seanca, dhe mund të takohemi për t’u dhënë qytetarëve.

Unë kam qenë konsistentë për listat e hapura 100%. Qytetarët duan ndryshim themelor.
Shikojmë që partitë politike janë kthyer në banda që drejtohen në grupe kriminale. Sidomos kur jemi përpara kësaj sfide, zgjedhje demokratike dhe që të jemi në gjendje të ecim drejt procesit të integrimit europian. Po demotivojmë qytetarët. Nëse aktorët nuk reflektojmë atëhere do shkojmë drejt votimeve duke patur të gjithë mëndjen për t’i ndëshktuar këta njerëz.
Reforma Zgjedhore ishte e rëndësishme, por po mbytin frymën për zgjedhje cilësore. Me këto ndryshime, ne thamë hajde t’i hapim listat. S’mund të luhet.
Do jepni një ofertë tjetër?
Mendoj që arritja e një kompromisi është i rëndësishëm, dhe palët erdhën në një pikë që listat duhet të hapeshin. U ndryshua gjatë rrugës. Kemi ende kohë e mundësi që s’kemi frikë nga vota. T’ua japim të drejtën zgjedhësve. Mos operojmë më kështu si në 30 vite.
çfarë tregon kjo?
Se partitë e vjetra që kanë vite që operojnë kanë frikë nga votat e qytetarëve. Tregon që ka marrëveshje të fshehur.
Nuk kam ende ndonjë kthim përgjigje, do shohim nëse do kemi një reagim. E udhës të ketë një reagim. S’duhet ta lemë këtë moment, dhe të shkojmë në parlament që mazhoranca ta hedhë. Mos vijojmë me avazin. Qoftë me detyrat tona me BE për të gjetur një konsesus për Reformën Zgjedhore që të tregojë se ne nuk do vijojmë kështu.

Bënë mirë që në PD e ndryshuan qëndrimin. Se në fillim nuk donin të hapnin listat. Sidomos kur kryetari i saj vazhdonte e apelonte që në 2017 që listat duhet të jenë të hapura. Ishte surprizë kur PD kërkoi lista të hapura. Unë e përshëndeta. Ndërsa më vonë kur ishte beteja në parlament e Këshill Politik s’pashë ndonjë vullnet të hekurt, për të qenë më të vendosur. Vazhdova betejën timepër t’ia arritur këtij qëllimi që të vijojë.
Kam besim se qytetarët do i ndëshkojnë këta politikanë. ”- tha Hajdari.