Hajdari:”Po luftoj për listat e hapura, drafti i PS është i njëanshëm,‘Nisma’do ketë kandidatë në çdo zonë”

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Rudina Hajdari thotë se ajo dhe Partia në të cilën aderon do t’ju japë shqiptarëve alternativë, listat e hapura 100%. Sipas saj, “Nisma” kam shumë njerëz që i janë bashkuar dhe ajo si parti do të ketë kandidatë në çdo zonë.

“Unë e kam zgjedhur rrymën time politike dhe mendoj që vendi ka nevojë për një moshë relativisht të re, që është më aktivja dhe socialja në shoqëri sot. Mendoj se kështu mund të ketë një lloj ndryshimi. Do jem pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit. Kemi shumë njerëz që na janë bashkuar. Regjistrimet kanë qenë të shumta. Do kemi kandidatë në çdo qark dhe në çdo zonë. Ne jemi duke udhëtuar në qytete të ndryshme. Të shtunën do jemi në Bajram Curr. Do bëjmë çdo lloj sakrifice për të ndaluar këtë proces që ka ndërmarrë partia socialiste. Duke patur një përfaqësim më demokratik do kemi ndryshim në vend”, u shpreh Hajdari.

Më tej, deputetja u shpreh se propozimi i PS për hapjen e listave është i njëanshëm, sepse sipas saj listën e deputetëve duhet ta vendosin qytetarët dhe jo kryetari.

“Propozimi i PS është i njëanshnëm dhe ne kërkojmë lista të hapura 100% dhe kjo është bërë një vështirësi e madhe për qytetarët shqiptarë. Kjo është një betejë që ne do ta fitojmë. PS vazhdon dhe këmbëngul në propozimin që nuk ia jep këtë mundësi qytetarëve shqiptarë. Kemi gjithë këto vite që parlamenti është diktuar nga partitë politike. Listën e kandidatëve duhet ta vendosin qytetarët dhe jo kryetari”, përmbylli ajo.

Zjarr Tv Ad