Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit Mimoza Hajdarmataj ka reaguar pas kongresit të PS-së të zhvilluara ditën e djeshme.
Në postimin e saj në Facebook, Hadarmataj thekson se Rama dëshmoi se kryerenditet politikani dhe qeveritari më anti kombëtar, anti demokratik, dhe më antinjerëzor i këtij tranzicioni 32 vjeçar dhe se me mesazhet dhe urrejtjen kaloi çdo cak.
Postimi i plotë i Mimoza Hajdarmataj:
Dje….
Dje, të shumtë ishin shqiptarët që u trishtuan dhe u ndjenë të përçmuar nga mbajtja e shoë të kongresit të PS, parti e pushtetit që po shpërbën shpresat dhe vokacionin e shqiptarëve, gati prej një dekade.
Dje, në një maratonë monologjesh dhe performanca shterpë të matrioshkave qeveritare, qëndroi ai, “udhëheqësi suprem”.
Dje, me mendimet e tij denigruese, cinizmin dhe brutalitetin, Rama dëshmoi se kryerenditet politikani dhe qeveritari më anti kombëtar, anti demokratik, dhe më antinjerëzor i këtij tranzicioni 32 vjeçar.
Dje, Rama me mesazhet dhe urrejtjen kaloi çdo cak.. ai shkallmoi dhe besimin më të zbehtë të ndonjë socialisti që mendon se, vendi mund të qeveriset ende prej tij.
Dje u legjitimua plotësisht bindja e shqiptarëve normalë se, vendi është pushtuar nga anormaliteti në çdo segment të shtetit, se Shqipëria është në udhëkryqin më të rrezikshëm politik, social dhe ekonomik.
Dje, kambanat e alarmit oshëtinë edhe më fort për ata që kanë veshë të mendjes dhe të zemrës, se ky regjim mafioz duhet shembur sa më parë për ti dhënë të ardhme familjeve dhe fëmijëve tanë.