“Hajde në Fushë Kuqe se kam lajmin e vitit”, Lala tregon lajmin për Ervis Martinajn…..

0
835
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka treguar se si e ka mësuar lajmin për zhdukejen e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, i cili u bë kryefjala e mediave gjatë verës.

Lala tregon se kur e ka marrë lajmin nga burimi i saj ishte me pushime, dhe kishte shkuar brenda dy orëve të takohej me të për të mësuar për rastin e Martinajt. Ajo thotë se ka një dosje për të, që sipas saj, duhet ta ruajë për 3 vjet.

Kam qenë autori i lajmit të parë. Unë kam qenë në Tiranë në fakt sepse isha me pushime, burimi që ka marrë më tha ke lajm.

I them më lër sepse jam pushim. Po jam i sigurt tha që ky do të jetë lajm i vitit. I thashë për sa orë më pret, ku në zonën e Fushë Kuqes. Sigurisht që nuk u takuam në zonën e fushë kuqes.

Ervis Martinaj është personazh që tërheq shumë, besoj si gjithë personazhet e botës së krimit, për më tepër kur hyn edhe showbizi dhe politika, njeri që konsiderohej mbret i lojërave të fatit.

Por ajo që unë i siguroj me përgjegjësi opinionin publik në rastin Martinaj por dhe në raste të tjera, nuk kam abuzuar qoftë dhe një germë të vetme, jam treguar besnike e provave dhe fakteve, kam arritur deri aty sa të siguroj dhe video.

Unë kam një dosje që e ruaj që sipas asaj që unë besoj deri në 3 vite duhet ta ruaj, dhe gjitha materialet përfshirë dhe dokumentet që janë të sigluara sekret unë i kam në atë dosje dhe patjetër që edhe në gjyq po të shkoj, jam e hapur për çfarëdolloj situate” tha Klodiana Lala në Abc.

Burimi lajmit
https://www.gazetatema.net/kronika/hajde-ne-fushe-kuqe-se-kam-lajmin-e-vitit-lala-tregon-si-e-mori-vesh-per-i364804?fbclid=IwAR3vJKo_-QG2Zv9XqQhJtRYP0kmaaCXT8AzzxcvrQHGt-Zsia_tFVISO2OE&mibextid=Zxz2cZ#.Y3TJTutk9rY.facebook

Zjarr Tv Ad