“Hajdeni dhe ndihmoni bujqit”, Braçe thirrje zyrtarëve të Bujqësisë: Situata është dramatike, prodhimi po kalbet në fushë

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Erion Braçe u bën thirrje zyrtarëve të Bujqësisë që të shkojnë pranë fermerëve në Çermë, Bubullimë e fshatra të tjerë, të ndihmojnë bujqit sepse prodhimet e tyre po kalben.

Sipas tij, situata është dramatike dhe me këto temperatura, prodhimi i mbetur në fushë mund të durojë vetëm 6 ditë, pasi do të zverdhet e do të kalbet, nuk bën më për tregtim.

“Lerini kafenete e kafete ne Tirane; Lerini zyrat me kondicioner qe ua paguajne edhe bujqit; Ejani ne fusha e ndihmoni, zgjidhni te shesin shalqinin! Situata ne Cerme te Siperme, Sektor, Proshke, Pasha, Shkumbin, Shenepremte, ne anen tjeter, ne Halilaj, Bubullime, Eskaj, Gjonas, Imshte, Kallm i Vogel e Kallm i madh; eshte dramatike!

Nuk behet fjale per cmimin, tani behet fjale per prodhimin mbetur ne fushe e nen temperatura 39-40 grade, ka vetem 6 dite jete; me tej zverdhet e kalbet!

Ejani atje e merruni me lojen! Cilen loje? Ate te blerjes me te lire ketu-10 leke e poshte, nxjerrjes ne Maqedoni e Kosove dhe prej aty ne gjithe Evropen por me cmim 3-3 here e gjysem me te larte! Eshte padrejtesi! Eshte turp”, shkruan deputeti socialist Erion Braçe

Zjarr Tv Ad