Hajdut me master/ Ana e errët e “Doktor K”, dashuria e shqiptarit me rusen dhe pushimet përrallore

0
186
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të tjera detaje janë bërë të dituar për të riun shqiptar i cili është i njohur për mediat italiane me epitetin si  ‘Doktor K’, pasi ai ishte në master pas studimeve në universitetin Boçoni.

Shtypi italian i ka bërë një profil shqiptarit ku flet për jetën e tij si dhe pushimet luksoze.  Thuhet se 26-vjeçari jetonte me të dashurën e tij ruse, 39-vjeçare nënë e tre fëmijëve, me të cilën bënte pushime luksi në Kosta Smeralda.

Nga të dhënat e publikuar në shtypin italian, shqiptari në banesë i janë gjetur shumë sende dhe mallra të vjedhura.

Dr. K ka përfunduar Universitetin në Boçoni për Ekonomi Politike, me rezultate të larta, me një italishte të rrjedhshme, por që në sytë e policisë, pas arrestimit u shfaq si një djalë shumë i heshtur.

I arrestuari është i lindur në Durrës, por që jeton prej shumë vitesh në Itali. Ai është elegant, së paku si e përshkruan policia italiane, me fytyrë të bukur, i hijshëm, i sjellshëm dhe që në pamje nuk të jep fare përshtypje se mund të jetë një person i  rrezikshëm.

Jeta e dyfishtë dhe vjedhjet i jepnin mundësi të jetonte mes luksit, ishte aktiv në jetën sociale, darka me miq dhe pushime luksit me të dashurën e tij ruse, të cilës ia paguante vetë të gjitha.

Vetë rusja e martuar, nënë e tre fëmijëve ka treguar për policinë se është befasuar kur e ka marrë vesh: “Unë nuk kam dyshuar kurrë për të. Kishte shumë ora, bizhuteri ari, gjëra antike, libra dhe kishte edhe tituj e diplomë të marrë nga Boçoni”-ka thënë ajo, teksa ka treguar se ai ka shfaqur gjithnjë një gjendje shumë të mirë ekonomike dhe paguante gjithçka për pushime.

Zjarr Tv Ad