“Hajdute, më vodhe lekët”- Marjola Kaçanit i ndodh e papritura në studio

0
1211
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë një interviste që po zhvillohej me këngëtarët Marjola Kaçani dhe vëllanë e saj, Jurgenin.

Moderatori edhe në këtë intervistë nuk kishte “harruar” që t’i përgatiste një rreng të ftuarve të tij, kur një i moshuar u fut në skenë dhe iu drejtua këngëtares duke i thënë se i ka marrë edhe lekë për dasmën e djalit, por edhe lekët e orkestrës.

Aktori: “Ku je moj e pacipë? Hajdute! A ramë dakord për lekët e dasmës? Bëmë marrëveshje, ramë dakord për 6 milion lekë, kjo mirë që mori lekët e dasmën mori dhe të orkestrës. Bëra dasmën e djalit…”, iu drejtua “i infiltruari”.

Martiola: “O më fal, çfarë po ndodh? Po bën shaka apo është e vërtetë? Unë lekë? Ore kjo do jetë ndonjë gjë e stisur”, u shpreh Marjola e habitur.

Mariola: “Isha gati të qaja, vetëm që pashë Jurgenin duke qeshur. Thash do t’ia jap, se s’kam marrë kurrë lekë”, u shpreh ajo pasi Ronaldo i tregoi se ishte një lojë.

Zjarr Tv Ad