Hajdutët i kanë kthyer makinën gruas që ia vodhën/ Arsyeja do ju lërë pa fjalë/ Edhe ne kemi zemër…

0
322
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mediat italiane, është bërë publike, një histori e pazakontë. Një gruaje i është vjedhur makina e saj, ndërsa pas disa ditësh, hajdutët e kanë kthyer automjetin dhe brenda lanë edhe një letër, ku ata kërkonin ndjesë pronares.

Mësohet se; makina e vjedhur, i përkiste një personi me  a f t ë s i  ndryshe. Maria Elena Barile-s, cila vuan nga  s k l e r o z a  e shumëfishtë, iu vodh makina më 13 janar në parkingun e spitalit, ku ajo kishte shkuar për vizitë.

Pas vjedhjes së makinës, ka ardhur edhe reagimi i vajzës së saj, Rita Damiani, e cila bëri një postim prekës në rrjetet sociale, ku tregonte se; automjeti ishte i përshtatur për personat me a f t ë s i  ndryshe dhe se nënës së saj, nuk i kishin vjedhur vetëm makinën, por “krahët, këmbët dhe mjetin e vetëm të lirisë së saj”.

Siç duket, historia e gruas ka prekur edhe vetë hajdutët. Ato i kanë rikthyer makinën, duke i lënë edhe një letër, ku i kërkonin falje.

“Edhe ne kemi zemër, ju kërkojmë ndjesë, nuk e dinim për problemin tuaj. Ju kërkojmë ndjesë nga zemra, hajdutët”, kështu shkruhej në letër.

Fotoja e letrës së hajdutëve, u bë publike në rrjetet sociale, nga vetë Rita Damiani, pasi makina e nënës së saj u gjet.

Zjarr Tv Ad