Hajdutët terrorizojnë fshatin e Nartës, 3 vjedhje brenda natës! Banorja: Më erdhën në banesë, desh më vranë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I braktisur nga moshat e reja, fshati Nartë është bere pre e vjedhjeve te shumta. Në harkun kohor të disa muajve janë disa shtëpi të vjedhura, dhe kryesisht banesat e atyre qe janë në emigrim.

Fshati Nartë, vetëm 7 km nga qyteti i Vlorës, i banuar kryesisht nga mosha të treta është parë si pikë e dobët dhe e lehtë për hajdutët.

Vetëm mbrëmjen e datës 1 janë vjedhur 3 banesa, më shumë se materialet e vjedhura tek banorët rëndon frika.

“Shtëpinë e kam vetëm nga rruga “ish-Zyrat e Kooperativës”. Tashti erdhi njëra e më thotë që më vodhën frigoriferin, është bërë shumë e frikshme”,  thotë një banore e fshatit në Nartë.

“Të gjitha ata që deshën i morë,televizorin, aparatin që masja tensionin, veglat e punës së djalit,  të gjitha ato që deshën i morën. Tani vodhën prapë dhe një çupen e një kushërirës time”,  shprehet një zonjë tjetër.

“3 shtëpi në hyrje të fshatit njëra-pas tjetrës u vodhën, 70 %  e shtëpive janë të pabanuara”, shprehet kryeplaku i fshatit.

Kam 7 vjet marr njeri dhe fle unë”,  thotë një e moshuar

“Kam bërë shtëpitë me dy dyer, kastile nga frika. Rrimë me frikë në shtëpinë tonë çfarë do të bëjmë”, thotë një banor tjetër.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës bëjnë me dije se për rastet në fjalë kater persona të shoqëruar të dyshuar si të përfshirë në vjedhje. Ndërsa po punojnë për verifikimin e rasteve.

Zjarr Tv Ad