Hajduti pa këpucë që bëri për të qeshur policët në Tiranë

0
225
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një patrullë policie ishte vendosur në rrugën ‘7 marsi’ në Tiranë. Ishte një nga ditët rutinore ku policët presin mjetet që shkelin rregullat, apo kontrollojnë makinat e dyshimta për armë dhe sende të ndaluara. Në orën 02:30 diçka ndodh krejt ndryshe. Një i ri vrapon sikur të jetë atlet. Një i dytë e ndjek me një shpejtësi që tregon se ai po përpiqet ta arrijë.

‘Ata ishin në ndjekje të njëri tjetrit’,thotë njëri nga policët që ndodhej në postbllok. Në dosjen që komisariati vendosi në dispozicion dhe që ilustron se çfarë panë policët i thuhet Gazetasi.al:

 ‘Çdo gjë ndodhi shumë shpejt. Njëri prej tyre u rrëzua. Ishte ai që po ndiqej. I dyti arriti pranë tij dhe nisën të përleshen. Policia vrapoi tek të dy dhe ndërhyri që situata të mos precipitojë dhe të qartësohej se për çfarë bëhej fjalë. E vërteta u sqarua në komisariat pasi të dyve ju hodhën prangat dhe u shoqëruan për të dhënë dëshmi e për të sqaruar incidentin.

‘Nga marrja në pyetje i arrestuari S. L.,35 vjeç, u ndoq nga shtetasi K.K., pasi ky i fundit e pa të riun duke dalë nga shtëpia e fqinjit të tij. Qytetari e konsideroi të panjohur dhe sapo e pa që ai nisi të vrapojë ju vu pas me shpejtësi.

Gjatë kontrollit të të panjohurit që i riu thoshte që ju duk i çuditshëm, policia i thotë Gazetasi.al se i gjeti të fshehura në brez dy palë atlete.

Kur policia e pyeti 20 vjeçarin që jeton në zonën e sheshit Shqiponja se çfarë vuri re tek i panjohuri ai kujton në polici: ‘Po kthehesha në shtëpi me disa shokë , kur befas pashë që nga banesa ngjitur e fqinjit tim po dilte një i panjohur. Ai u shqetësua sapo më pa. Mbante me vete një palë atlete që u orvat t’i fshehë. I fola dhe u largua me vrap çka më ngjalli më shumë dyshime pasi ai u tremb prej meje. Ai vrapoi dhe unë vrapova. Kur u pengua ju hodha sipër dhe një patrullë police na kapi të dyve’.

20-vjeçari sapo ka parë atletet sipas dinamikës që përmendet në fashikull ka thënë:

‘Një palë atlete qenkan të miat, të tjerat duhet të jenë të fqinjit. Në banesën tonë gjendej gjithë familja, por siç duket ata kanë qenë duke fjetur dhe atletet e mia gjendeshin në derën e jashtme,’- sqaron i riu që në këtë rast bëri rolin e policisë.

Por ndërsa policia ka marrë edhe dëshminë e S.L që rezultoi se ishte një hajdut që nuk kishte këpucë, ajo u bind se realisht hajduti nuk kishte vjedhur vetëm fqinjin e qytetarit në fjalë. Hajduti sipas dosjes që ju tregua Gazetasi.al i ka surprizuar policët me versionin që nuk u besua aspak nga uniformat blu. Përkundrazi dëshmia e tij i bëri për të qeshur policët.

Ai thotë: ‘Isha i mërzitur, familjen nuk e kisha në shtëpi. Ndërsa po ecja i dehur nëpër Tiranë, pashë një palë atlete, pastaj dhe një palë të tjera. Kur pashë disa djem të rinj që po vinin u pendova dhe desha të kthehem dhe t’i lë ku ishin. Por ishte tepër vonë njëri prej tyre m’u vu pas dhe kur vrapoja ai vraponte mbas meje’.

Zjarr Tv Ad