Hajdutja e çantave vjedh gruan e nëndrejtorit të policisë, ai ia vë vetë prangat

0
970
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kishte realizuar më shumë se 7 vjedhje, duke rrëmbyer çanta dhe sende të tjera personale në dyqane të ndryshme veshjesh, teksa klientët provonin ato që dëshironin të blinin.

Por, në tentativën e tetë, dështoi pasi zgjodhi personin e gabuar për t’i vjedhur çantën, zgjodhi bashkëshorten e nëndrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardian Cipen. Dhe ky i fundit nuk mund të toleronte që edhe bashkëshortja e tij të binte pré e vjedhjeve, duke e arrestuar vetë personalisht Rosalinda Konomin, e cila aktualisht ndodhet e arrestuar ne pritje te gjykimit për akuzën e vjedhjes së pasurisë të konsumuar më shumë se një herë.

Madje edhe raportin për arrestimin në flagrancë e ka përpiluar vetë nëndrejtori Cipa me shkrim dore duke shpjeguar edhe rrethanat se si mori dijeni nga bashkëshortja e tij dhe deri tek identifikimi nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe arrestimin e bërë personalisht nga ai.

Ndërhyrja e numrit dy të Policisë e Shtetit për arrestimin e Konomit, zbuloi edhe rastet e tjera të vjedhjeve të bëra nga e pandehura në fjalë, e cila ruante momentet, kur gratë dhe vajzat futeshin në dhomat e provës, për t’i vjedhur çantat apo sende të tjera.

Këtë të enjte, gjykata kishte parashikuar nisjen e gjykimit ndaj Rosalinda Konomit, por as kjo e fundit dhe as avokati nuk u parqitën, duke bërë që seanca të dështojë.

TCH/d.i.

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Ad