“Hajt ju qoftë për hajër”! Basha përgatitet për Kuvendin e nesërm, Manjani tallet keq me kryedemokratin: Paske thirrur njerëzit në dasmë familjarisht!

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri I Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar Kuvendin e nesërm, i cili është thirrur nga kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Kryesia.

Në një postim në facebook, Manjani shkruan se Basha ka ftuar në dasmë familjarisht njerëzit nesër.

“Nuli i paska thirrur në dasëm familjarisht njerëzit nesër. Hajde për hajër ju qoftë”, shkruan Manjani.

Ndërkohë, po nesër do të mbahet Referendumi ku do të votohet për shkarkimin e kreut aktual të PD-së Lulzim Basha, si dhe për Rithemelimin e PD-së, ndërsa Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë komisionerëve të Referendumit për shkarkimin e Bashës që të bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar pjesëmarrje sa më të lartë të demokratëve në votim

Zjarr Tv Ad