Hakerët marrin kontrollin e një veture në rrugë dhe e përplasin atë në një hendek

0
516
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa hakerë morën kontrollin e një makine dhe e përplasën atë në një hendek, duke hyrë kështu në sistemin e veturës nga një largësi prej 15km vetëm duke qëndruar ulur me një laptop.
Këta hakerë pretendojnë se më shumë se 470,000 vetura të prodhuara nga Fiat Chrysler janë në rrezik për t’u sulmuar ngjashëm, duke përfshirë ato që voziten në Britani.
Ky sulm ishte zbuluar nga hulumtuesi i sigurisë Charlie Miller, një ish-anëtar i NSA, transmeton Lajmi.net.
Ai punoi me Andy Greenberg, një autor në faqen Wired, i cili voziti veturën Jeep Cherokee në rrugët publike të St Louis, Missouri.
Në përshkrimin e tij shqetësues, Greenberg përshkroi se si ventat e ajrit filluan të nxjerrin vetvetiu ajër të ftohtë dhe se si radios iu rrit volumi automatikisht në bas të plotë.
Fshesat e xhamit u lëshuan me lëngun pastrues, duke mbushur xhamin me shkumë dhe një foto e dy hakerëve u shfaq në ekranin digjital të makinës, duke e kuptuar më pas se ata kishin fituar qasje në makinë.
Greenberg tha se hakerat më pas ngadalësuan makinën e tij në autostradë, duke shkaktuar një kolonë të gjatë prapa tij. Ai tha: “Pjesa më shqetësuese erdhi kur ata i prenë frenat e xhipit, duke më lënë mua pa pedale dhe duke bërë që vetura e pakontrolluar të godasë një hendek”.

Zjarr Tv Ad