Hakerohet llogaria e shefit të Twitterit. Shpërthejnë sharjet raciste

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Llogaria e Shefit Ekzekutiv të Twitter Inc Jack Dorsey u hakerua të premten pasdite, duke dërguar tweet dhe retweets publike që përfshinin ofendime racore dhe mallkime të publikuara për më shumë se katër milion ndjekës. Ekipi i komunikimeve në Twitter – me qendër në San Francisko në Shtetet e Bashkuara – tha në një tweet se ishte në dijeni se llogaria ishte kompromentuar dhe po hetonte se si ndodhi hakerimi.

Por një koment vijues njoftonte se: “Llogaria tani është e sigurt dhe nuk ka asnjë tregues se sistemet e Twitter janë komprometuar”. Njëra nga tweet-et pretendonte se udhëheqësi nazist Adolf Hitler ishte i pafajshëm, ndërsa të tjerët përmbanin komente raciste kundër afrikano-amerikanëve dhe hebrenjve.

Kishte gjithashtu një koment që theksonte së një bombë ishte vendosur në selinë e Twitter. Menjëherë pas hakerimit të llogarisë se Jack Dorsey, tweet-et fyese dhe retweet u fshinë. Incidenti i së Premtes vjen pasi firma e mediave sociale është zotuar të përmirësojë ndërveprimin në platformë dhe Twitter vazhdon të kufizojë abuzimin verbal dhe gjuhën e urrejtjes. Aksionet në Twitter ranë më pak se një përqind pas këtij incident.

Zjarr Tv Ad