Hakmarrja e Bashës pas shkarkimit nga Kuvendi, mblidhet sot Këshilli Kombëtar, priten shkarkime

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha, mbrëmjen e djeshme pas “shkarkimit” të tij nga Kuvendi Kombëtar, i thirrur nga Sali Berisha, regoi duke thënë se ato do të mblidhet Këshilli Kombëtar. Këshilli Kombëtar do të mblidhet në orën 15:00 . Në këtë mbledhje pritet të shkakrohet kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

Përveç Edi Palokës, do të propozohet edhe shkarkimi i anëtarëve: Belind Kelliçi, Ivi Kaso, Albana Vokshi, Aldo Bumci, Gent Strazimiri, Gert Bogdani, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Ervin Minarolli, Ledina Mandia, të cilët nuk morën pjesë në mbledhjen e kërkuar nga Basha.

Kjo kërkesë vjen pasi të 11 anëtarët morën pjesë në Kuvendin e djeshëm në Air Albania, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke “hedhur poshtë” Kuvendin e 18 Dhjetorit.

Kujtojmë se Edi Paloka mbrëmë  refuzoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar pas thirrjes nga Kryesia, pasi u shpreh se Basha s’ka tagër ta bëjë diçka të tillë, duke iu referuar “shkarkimit” të kryedemokratit nga Kuvendi Kombëtar i mbledhur dje në “Air Albania”.

Zjarr Tv Ad