Hakmarrje Politike Rama apo Veliaj?/ Policia mësyn për herë të dytë në biznesin e Shehajt dhe I vë shiritin…

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia dhe punonjës të IKMT-së kanë zbarkuar sërish në biznesin e deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj.

Mësohet se policia ka rrethuar me shirit godinën, ku operon biznesin deputeti i PD-së, ndërkohë që punonjësit po vijonin punën si normalisht.

Por më pas bëhet me dije se policia i ka hequr shiritat, pasi ka pasur mungesë të dokumentacionit për të mbyllur biznesin.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që i vendoset shiriti godinës së biznesit të Agron Shehajt. Policia dhe IKMT pretendojnë se godina e marrë me qira nga deputeti demokrat është ndërtim pa leje, ndaj kanë kërkuar të boshatiset godina.

Më 20 tetor të 2022-it, Shehaj denoncoi nga Kuvendi se policia kishte ndërhyrë me forcë për t’i mbyllur biznesin, ndërsa cilësoi këtë akt si hakmarrje politike./ CNA.al

Copyright: CNA.al
https://www.cna.al/aktualitet/policia-mesyn-per-here-te-dyte-ne-biznesin-e-shehajt-i-ve-shiritin-dh-i350515?fbclid=IwAR3KRK9w1A2V0Mu23U6vl_a0KMAfdNukuX9_adLCxrl6P0XGHb8HLsSTqII&mibextid=Zxz2cZ

Zjarr Tv Ad