“Hakmarrje primitive”- Noka për aksionin e paligjshëm në “Prestige Resort”: U godit media e lirë, Rama me mentalitet bizantin

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha se aksioni i paligjshëm i IKMT-së në Prestige Resort është një hakmarrje primitive e kryeministrit Rama, i cili sipas Nokës ka një mentalitet bizantin.

 I ftuar në News24, Noka tha se është goditur një media e lirë, e cila pasqyron realitetin dhe skandalet e kësaj qeverie.

Më tej ai theksoi se Rama kërkon të kontrollojë edhe mediat, prandaj sulmon duke bërë edhe paralajmërime për mediat e tjera.

 “Goditja politike që Rama bëri ndaj pronarit të medias News24, Balkanweb dhe Panorama i dha kosto. Tentativë për të kuruar edhe imazhin. Shqiptaret nuk janë budallenj, shqiptarët e kanë parë që ai ka shkuar në Prestige Resort të hante dhe të pinte, madje edhe me laps në dorë duke bërë projekt si duhej zhvilluar resorti.

Në fakt është goditur media, është presion ndaj medias për të ndryshuar linjën editoriale. Rama kërkon të ketë edhe mediat.

 Është hakmarrje primitive e një kryeministri me mentalitet bizantin ndaj medias së lirë. Duke goditur këtë media, Rama paralajmëron media të tjera”, tha Flamur Noka.

Zjarr Tv Ad