Hakohet faqja e agjencisë shtetërore të lajmeve në Rusi/ Shpërndahen mesazhe: Putin po na detyron të gënjejmë!

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Faqja e internetit e agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS u hakua të hënën dhe u zëvendësua me mesazhe që pretendonin se presidenti rus Vladimir Putin po “i detyron” ata të “gënjejnë”, raporton Reuters.

Sipas Reuters, mesazhi ishte:

Ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni në vdekje të sigurt djemtë dhe burrat tuaj.

Putini po na detyron të gënjejmë dhe po na vë në rrezik…Nuk është lufta jonë, le ta ndalojmë!

Mesazhi që atëherë është hequr. Faqja e internetit tani thotë: “Më falni, faqja që po kërkoni është aktualisht e padisponueshme. Ju lutemi provoni sërish më vonë.

Zjarr Tv Ad