Hakohet Parlamenti i Australisë

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritetet në Australi kanë nisur hetimet për një tentativë hakerimi në rrjetin kompjuterik të parlamentit të këtij vendi. Ligjvënësit deklarojnë se “nuk kanë të dhëna” se dikush ka vjedhur apo ka pasur qasje në informacione, mirëpo fjalëkalimet e politikanëve janë ndërruar si masë sigurie. Ekspertët lokalë për siguri kibernetike kanë thënë se ka mundësi që hakimi ka tentuar të kryhet nga një shtet i huaj.

Kryeministri australian, Scott Morrison,  tha se nuk synon të komentojë në thelb për “burimin apo natyrën e kësaj çështjeje”.

Ai tha se më tani nuk ka pretendime se agjencitë qeveritare janë shënjestruar.

Megjithatë, lideri opozitar, Bill Shorten e ka përshkruar incidentin si “thirrje për veprim”.

 

 

Zjarr Tv Ad