“Halabakë”, 3 punonjës të një kompanie interneti kallëzojnë Drejtorin e Policisë Bashkiake në Lezhë: Na shau dhe ofendoi

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre punonjës të një kompanie interneti kanë kallëzuar Drejtorin e Policisë Bashkiake në Leonard Palaj për fyerje dhe dhunë ndaj tyre.

Kallzimin e ka bërë due Pjetri, Ervis Figuri dhe Fatbardh Media. Ata kanë treguar se punojnë për shtrirje fibrash të internetit për llogari të sipërmarrësit Ded Bukaqeja. Ata kanë treguar se ishte ora 10:00 e datës 11.06.2022, kur  para tyre ndaloi makina e Policisë Bashkiake dhe ka dalë Leonard Palaj duke u thënë prap këtu ju dhe ka nisur ti shajë dhe ofendojë.

“A u kemi thënë mos punoni më, lini punën dhe filloi duke na sharë. Unë Ndue Pjetra, pasi tha mos punoni u ula për të prerë tubin për të ndaluar punën dhe ky polic bashkiak më ka fyer me fjalë të rënda dhe më kapi për rrobash dhe mi grisi. Përdori fjalë fyese si “halabakë”, “b*thq*ra”, “ju tërheq zvarrë”, dhe shumë fjalë të tjera të rënda që e kemi ndjerë veten të poshtëruar prej tij”, tha Ndue Pjetra, raporton “report tv”.

Zjarr Tv Ad