Halep shkruan historinë, fiton turneun e Wimbledon

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Simona Halep u kurorëzua si kampione e turneut më të rëndësishëm të tenisit, Wimbledon për herë të parë në karrierë.

Tenistja rumune tregoi një paraqitje fantastike, teksa mposhti pas 56 minutash lojë “mbretëreshën” e rraketës për femra, Serena Williams 6-2, 6-2. Kjo ishte hera e parë që Halep triumfon ndaj Williams, që kishte koleksionuar 3 fitore ndaj saj.

Megjithatë 27-vjeçarja gjeti momentin e duhur për t’i dhënë fund dominimit të amerikanes, që humbet shanset për të fituar titullin e 24-t Grand Slam.

Zjarr Tv Ad