Presidenti Ilir Meta u pyet në konferencën me mediat këtë të martë për kallëzimin penal që ka regjistruar SPAK pas denoncimit të ish deputetit Halit Valteri. Kreu i shtetit tha se denoncimi për lobimin që pretendon ish deputeti as nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston.
Ky është sistem që do shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku por deri në 24 korrik do bëjmë detyrën me përgjegjshmëri të plotë e shpresojmë të ketë dhe reflektime kur bëhet fjala për cështje të interesit kombëtar”, theksoi Meta.
Pyetje: SPAK ka regjistruar kallëzim penal të ish deputetit Halit Valteri sa i takon pretendimit të lobimit tuaj, druheni se mund të ketë kallëzime te tjera apo keni përgjigje për Halit Valterin?
Meta: Këto lajme absurde si vetë personazhet që i njihni të gjithë nuk krijojnë asnjë shpërqendrim per Ilir Metën nga detyra e Presidentit deri në 24 korrik por dhe nga angazhimet e zotit Ilir Meta duke nisur nga 25 korriku.