Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka rezultuar një sukses i padiskutueshëm filmi “Halloween” i David Gordon Green. Një vazhdim i drejtpërdrejtë i klasikëve të vitit 1978 të John Carpenter, filmi doli në kinematë botërore më 19 Tetor dhe në kaq pak ditë ai ka shënuar një rekord në arkëtime, duke fituar 77.5 milionë dollarë.

I cilësuar gjithashtu si një ndër filmat më të mirë horror, por edhe argëtues, “Halloween” ka tejkaluar madje edhe “Paranormal Activity 3”, i cili arkëtoi 52.5 milionë dollarë.
Gara ndërkohe është shumë e ngushtë mes dy filmave “A Star Is Born” dhe “Venom”. Filmi i Lady Gagas dhe Bladly Cooper ka fituar deri tani 126 milionë dollarë.

“Venom” me protagonist Tom Hardy ndërkohë qëndroi në krye të listave të Box Office për dy javë me një fitim në total prej 171 milionë dollarësh.

Zjarr Tv Ad