Hamilton: I bekuar që më duan te Ferrari

0
3

Pesë pilotë kanë fituar katër ose më shumë tituj në historinë e Formula 1.

Ndërsa, Michael Schumacher, Juan Manuel Fangio, Alan Prost dhe Sebastian Vettel të gjithë udhëtuan për te Ferrari gjatë karrierës së tyre, Lewis Hamilton ka fituar gjithcka me Mercedes, por nuk dëshiron të lëviz të paktën për momentin.

Por ndërsa piloti britanik këmbëngul se ai është i lumtur te Mercedes, pranoi se ishte i kënaqur që tifozët e Ferrarit duan ta shohin atë me “kokëkuqen” para se të mbyll karrierën. Hamilton e ka fituar 5 herë Çmimin e Madh të Italisë në karrierën e tij. Vitin e kaluar ai e bëri këtë duke i hequr nga duart fitoren Kimi Raikkonen dhe Ferrarit.

Por, pasi përfundoi i treti në Monza në vitin 2019, me tifozët që u shpërblyen me fitoren e tyre të parë të Ferrari në shtëpi pas nëntë vjetësh falë Charles Leclerc, Hamilton zbuloi se po ndiente gjithnjë e më shumë dashuri nga tifozët italianë dhe duke marrë gjithnjë e më shumë lutje që ai të vijë te Ferrari.

“Unë jam shumë, shumë me fat që kam kaq adhurues në Itali“, tha Hamilton.

Tifozët e Ferrarit duke mos patur një titull kampion që nga viti 2007, kanë një dëshirë të madhe për të patur sukses. Kështu që jam i sigurt se ata thjesht e kanë atë me faktin që kam fituar kampionatin vitet e fundit. Por gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës, unë jam duke i dashur tifozët e Ferrari, të cilët më dërgojnë mesazhe në komentet e mia dhe them me vete: “Unë jam një tifoz i Ferrarit, ju respektoj shumëGjërat ndryshojë. Por ata kanë dy shofer të shkëlqyer tani, kështu që jam i sigurt se ata janë të kënaqur me yllin e ri dhe unë jam shumë i lumtur që shoh se si Leclerc po avancon“, deklaroi piloti britanik.