Handke dhe Pinter “dy pika uji”, që “i’a marrin të keqen” Kosovës!

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Qamil Gjyrezi

 

Dy shkrimtarë që kanë marrë cmimin Nobel Penter Handke dhe Harold Pinter, kanë mbrojtur Sllobodan Milloshevicin dhe krimet e “makinerisë ushtarake” të Beogradit në Kosovë! Pavarësisht nivelit artistik të prozës së dy shkrimtarëve, ky qëndrim regresiv i’u ul vlerat “njerëzore” dhe intelektuale për neve shqiptarët kudo që jemi, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe nëpër botë! Ky qëndrim bie në kundërshtim me të gjithë ata artistë, shkrimtarë dhe shkencëtarë në Europë dhe Amerikë, që mbështetën sulmet ajrore kundër Beogradit, pavarësinë e Kosovës dhe dënuan krimet e “makinerisë ushtarake serbe” në Kosovë dhe Ballkan, kundër popullsisë së pa mbrojtur! Këto ditë lexova në media indinjatën me të drejtë të disa intelektualëve dhe akademikëve në Kosovë për nominimin e prozatorit Peter Handke me cmimin Nobel në letërsi. Peter Handke ka qenë i angazhuar gjithë kohën në anën e Sllobodan Millosheviqit, para, gjatë dhe pas ofensivave të tij kundër popullit dhe lirisë së Kosovës. Edhe nobelisti anglez Harold Pinter Çmimin Nobel për Letërsi më 2005, ka qenë gjithashtu mbështetës i Millosheviqit dhe më radikal se vetë serbët në qëndrimet e tija publike. Të vjen shumë keq kur dëgjon që artistë me nivel ndërkombëtar, kanë mbështetur “Kasapin e Ballkanit” Sllobodan Milloshevic! Por kështu funksionon “qënia njerëzore”, ndoshta nga “keqinformimi” për Kosovën, kulturën, historine e saj dhe dhimbjet e nënave dhe fëmijëve kosovarë! Nuk e kuptoj se si individi mund të jetë artist, intelektual dhe shkencëtar i mirë dhe mbron individë dhe kriminelë që kanë trazuar jo vetëm Kosovën, vajzat dhe djemtë e Kosovës, nënat dhe fëmijët e Kosovës, por gadi shkaktuan një luftë te përgjithshme Ballkanike dhe kanë bërë krime edhe në Bosnjë dhe Kroaci! Sllobodan Milloshevici u gjykua edhe nga gjykata e Hagës së kriminel lufte dhe nga Zoti pastaj, mbasi iku në “botën e përtejme” dhe u morr në mbrojtje nga këta shkrimtarë, që kanë marrë cmimin e Nobel! Peter Handke e kam dëgjuar dhe lexuar që në vitin 1998, veprën e tij, mbasi kam studiuar Gjermanistikë. Edhe në ato vite kishte artistë dhe intelektual në perëndim, në minorancë që mbronin “krimet” e Milloshevicit, Sërbinë, midis tyre “pabesueshëm” edhe Peter Handke! Këto artistë ishin në “kundërshtim”, me shumë artistë dhe shkrimtarë austriakë dhe anglez që në ata vite mbrojtën “kauzën e drejtë” të popullit të Kosovës. Nuk e kam kuptuar se si mund të arrinin deri në këtë formë të menduari, individë që në misionin e tyre kanë “dritësimin e mendjeve njerëzore”, të mbronin krimet! Individë dhe intelektuale të tillë të cilët kanë mbajtur qëndrime të kësaj natyre, ka patur dhe ka ndonjë edhe sot në disa shtete perëndimore! Por këto individë kanë qenë dhe janë kaq të pafuqishëm për të ndaluar “Aleancën perëndimore, SH.B.A.në, Gjermaninë, Anglinë dhe vendet e tjera europiane për të bombarduar Beogradin dhe për të mbrojtur një “Ceshtje të drejtë apokaliptike” si ajo e Kosovës martire! Këto individë e kanë të pamundur të kuptojnë dhe vlerësojnë Ilirët, Dardanët, Albanët dhe Epirotët, Gjergj Fishtën, Ismail Kadarenë, Ali Podrimen, Dritëro Agollin, mbasi kanë studjuar dhe shfletuar literaturë vetëm në bibliotekat e Beogradit dhe të Moskës. Ata nuk ishin të aftë, ose nuk donin të kuptonin ceshtjet si ajo e Kosovës dhe si përfundim dolën me konkluzione të gabuara shkencore dhe kulturore për historinë e Kosovës dhe të Shqipërisë. Intelektualët dhe akademikët në Kosovë, bëjnë shumë mirë që shkruajnë kundër marrjes së “Cmimit Nobel” për këta shkrimtarë! Por Handke dhe Pinter ta dinë mirë se pavarësisht cmimit Nobel, kanë humbur lexuesin kosovar, shqiptar dhe lexuesin përparimtar botëror me qëndrimet e tyre në një moment të vështirë për Kosovën! Letërsia e Handke dhe Pinter kam besim edhe mund të harrohet shpejt! Por vujatjet e Kosovës nuk do të harrohen kurrë dhe Kosova do të zhvillohet dhe integrohet në të gjitha planet! Kosova do të zhvillohet pavarësisht qëndrimeve të caktuara të individëve, artistëve dhe qarqeve akademike, politikës serbe ose ruse, që nuk dinë të lexojnë historinë dhe nuk vlerësojë vuajtjet njerëzore dhe ceshtjet e drejta kombëtare por interesat e tyre! Të shkruajnë dhe të “zhgarravisin” sa të duan shkrimtarë dhe kundërshtarë serb dhe pro-rus të shtetit të Kosovës, mbasi Kosova do të zhvillohet dhe do të përparojë në cdo fushë të jetës! Nuk ka Harold Pinter as Peter Handke cfarë i bën Kosovës, të ardhmes së sigurtë dhe integrimit të saj! Zgjedhjet e fundit në do t’i japin një dimemsion tjetër Kosvës në politikën e brëndshme dhe atë të jashtme! Kosova ka aleatë të fuqishëm si SH.B.A dhe vendet europiane, Gjermaninë, Anglinë etj. dhe nuk ka forcë regresive që do të pengojë zhvillimin e saj, demokracinë dhe stabilitetin! Peter Handke dhe Harold Pinter janë “dy pika uji”, të cilët në krahasim me mijëra artistë dhe shkencëtarë “anë e mbanë botës” që mbrojtën ceshtjen e saj, nuk mund ta pengojnë Kosovën, d.m.th. sic thotë populli, “i’a marrin të keqen”! Në këtë kontekst dhe “Tri pikat e ujit” Thaci, Rama dhe Zaev”, nuk do të arrijnë të kurorëzojnë “hapjen e negociatave” me Beogradin, mbasi shqiptarët dhe kosovarët që janë me “miliona”, do t’i drejtohen B.E.-së, ku bën pjesë edhe Austria shteti ku jeton dhe shkruan edhe fituesi i cmimit Nobel 2019, Peter Handke!

Zjarr Tv Ad