“Hape burgun”- Tensione në kryesinë e Kuvendit, deputetët e përjashtuar nuk lejohet të hyjnë brenda. U mbyllen dyert

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetët e përjashtuar të opozitës nuk janë lejuar të futen në Kryesinë e Kuvendit.

Porta e jashtme e godinës është mbyllur nga Garda dhe kjo ka nxitur tensione.

Gjithashtu dera qëndron e mbyullur edhe për ligjvënësit demokratë që nuk janë përjashtuar dhe janë pjesë e Komisioneve Parlamentare.

“Hapni dyert për deputetët që nuk janë përjashtuar”, shprehen ata.

“Hape burgun”, dëgjohen ligjvënësit duke bërtitur, teksa i bien portës.

Ndëkohë Garda ka mbyllur edhe dyert e Kuvendit, duke mos lejuar deputetët që ndodhen në oborrin, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Flamur Noka, të futen brenda ambienteve.

Zjarr Tv Ad