Hapen aplikimet për kryetar të Partisë Demokratike, kërkohet formular i pastërtisë së figurës

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka vendosur hapjen e aplikimeve për kandidatët që duan të garojnë për kryetar të kësaj force politike.

Kandidaturat për kreun e Partisë Demokratike janë hapur ditën e sotme dhe do të pranohen deri në datën 7 maj, në mesnatë. Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të jetë mes kandidatëve, ndërsa emra të tjerë të përfolur janë ata të Edvin Kullurit dhe Fatbardh Kadillit.

Njoftim për media nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale:

Në bazë të Statutit të PDSH dhe Vendimit Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, të dt. 30 prill 2022, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton:

Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00.

Dokumentacioni dorëzohet pranë Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike dhe përban:

  1. Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi për kandidim;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës.
Zjarr Tv Ad