Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit të ri

0
233
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ditën e sotme gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka bërë me dije se është hapur gara ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj u shpreh se gara për ndërtimin e Teatrit u shty për shak të krizës së çmimeve që solli rritjen e çmimit të hekurit, çelikut dhe betonit.

“Vendimi i parë ka të bëjë me reflektimin e një ndryshimi në buxhet që ka të bëjë me ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Asnjë nuk e kishte pritur që lufta në Ukrainë do të sillte trazim total të tregjeve, sidomos në çmimet e hekurit, çelikut dhe të betonit. Kryesisht këto kanë elementët bazë. Prandaj ne e kishim të pamundur të hapnim një garë ndërkombëtare me çmimet e para luftës.

Kështu që i kemi kërkuar Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Financave që të indeksojmë çmimin, pra që të indeksojmë me çmimet që janë sot, sepse ndryshe ne rrezikojmë që të na dështojë kjo garë dhe të vazhdojmë me përsiatjet e betejave për teatrin, ku ju e dini fare mirë që futet edhe politika dhe njerëz që nuk kanë qenë ndonjëherë në teatër”, tha Veliaj.

Foto: Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Zjarr Tv Ad