Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ka bërë me dije ditën e sotme datën se kur do të nisë gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm.
Bëhet fjalë për datën 19 mars, ditë kur do i hapet rruga pasuesit të Arta Markut.
“Ligji na jep tre muaj kohë pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përgatitjen e rregullores. Në datë 19 mars hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm”, deklaroi Ibrahimi në një prononcim për mediat ditën e sotme.
Ai shtoi më tej se në muajin qershor do të jetë zgjedhur kryeprokurori i ri, si dhe do të jetë ngritur prokuroria speciale antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK.